Telegrafi

Miteva komenton zgjedhjet në LSDM: Pas Zaevit vjen Zaevi

Kongresin e LSDM-së e ka komentuar sot edhe zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva. “Do të thoja vetëm se ‘pas Zaevit vjen Zaev’.

“LSDM ishte një parti që dikur mburrej se kishte mbi 100,000 anëtarë, dhe tashmë shohim se mezi janë regjistruar 20,000 anëtarë për të votuar. Urojmë që të reformohen shpejt pas kësaj situate katastrofike në të cilën ndodhen”, ka tha Miteva.

Në garë për në krye të LSDM-së është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj.

Kujtojmë se në krye të LSDM-së deri tani kanë qenë Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Sheqerinska, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski./Telegrafi/