Aktualisht përdoren metale të testuara shumëfish të cilat nuk lirojnë kimikalie të dëmshme në ushqim
Natyrisht, të gjithë dëshirojmë të ushqehemi shëndetshëm. Dhe të gjithë dëshirojmë sa më shumë ushqim të freskët. Mirëpo disi me këtë dëshirë janë shfaqur edhe mite të shumta. Fjala vjen, mitet për ushqimin e konservuar si e keqe e domosdoshme, transmeton Telegrafi.
Miti 1: Ushqimi i konservuar përmban konservanse
Fjala konservë vjen nga latinishtja: conservare, që do të thotë “të ruash”. Pra, konservat nuk kanë patjetër konservanse, por qëllimi i tyre është – ruajtja e artikujve ushqimorë dhe i përbërësve të shëndetshëm të tyre.
Ushqimi i konservuar nuk do të thotë patjetër të përmbajë konservanse dhe më së shpeshti nuk kanë për shkak që prishjen e pengon sterilizimi termik.
Miti 2: Me konservim humben vlerat nutritive
Shpesh mendohet që ushqimi i konservuar nuk ka vlerë nutritive. Megjithatë, realisht shmangie të madhe nga artikujt e freskët në të vërtetë nuk ka.
Nëse nuk keni mundësi të gatuani peshk të freskët, atëherë peshku i konservuar është zgjedhje e mirë. Fjala vjen, skumbritë dhe sardelet e konservuara natyrshëm janë të pasura me thartira omega-3 mu sikur edhe të freskëtat. Peshku nuk humb proteinat, vitaminën D, kalciumin, madje as thartirat omega-3.
Miti 3: Ambalazhi i metaltë nuk është i mirë
Tani për tani përdoren metale shumëfish të testuara, të cilat nuk lirojnë kimikalie të dëmshme në ushqim. Gjithashtu, metali mund të riciklohet. /Telegrafi/