Telegrafi

Mitchell dhe Vuçiq bisedojnë për arrestimin e Gjuriqit

Ndihmës-sekretari i amerikan i Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Wess Mitchell ka biseduar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit në Kosovë.

Siç njoftoi presidenca serbe, gjatë një bisede të gjatë telefonike, ata janë pajtuar se ruajtja e paqes është parakusht për vazhdimin e çfarëdo bisedimesh për të ardhmen e rajonit.

Sipas presidencës serbe, “Mitchell dhe Vuçiq kanë këmbyer qëndrimet për sulmin brutal ndaj Marko Gjuriq që ndodhi dje në veri Kosovës”. /Telegrafi/