Site icon Telegrafi

Misteri i Zonjës së Parë të Koresë së Veriut – si duket dhe me çfarë merret gruaja e Kim Jong-un (Foto/Video)

Edhe pse tensionet ndërmjet Koresë së Veriut dhe SHBA-ve vazhdojnë të rriten, mediat gjejnë kohë që të merren edhe me çështje personale të liderëve të të dy vendeve.

Dhe së fundmi, përcjell Telegrafi, ato kanë shkruar edhe rreth jetës dhe familjes së udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Në këtë drejtim, ato janë marrë edhe me gruan e tij, edhe pse thuhet se informacionet janë tejet të mangëta.

Lexo po ashtu Jeta e tij luksoze “kushton” 600 milionë dollarë në vit: Njihuni me veturat me të cilat vozitet Kim Jong-un (Foto/Video)

Megjithëse është gruaja e një nga liderëve më të njohur në botë, jeta e Ri Sol-ju është ende një mister.

Që nga koha kur u martua për Kim Jong-un, në vitin 2012, rreth historisë dhe biografisë së saj ka pasur zëra të shumta. Besohet se ajo u lind midis viteve 1985 dhe 1989.

Sipas mediave të huaja, ajo ka ndjekur një shkollë të muzikës në Pyongyang. Ajo thuhet edhe se ishte këngëtare edhe dhe anëtar i disa grupeve pop.

Madje, mediat pretendojnë se emri i saj i vërtetë nuk është Ri Sol-ju.

Duke qenë se nuk u shfaq për një kohë të gjatë në publik, shumë prej njerëzve mendojnë se ajo mund të jetë shtatzënë, por ende nuk kishte konfirmime zyrtare. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=117&v=6_KJyDAzowA

Exit mobile version