Vdekja misterioze e milionerit rus dhe gruas së tij ka shokuar opinionin në këtë vend.
Lajmi për vdekjet arriti në ballinat e gazetave ruse vetëm pasi i publikoi mediat perëndimore, transmeton Telegrafi.
Në fakt multimilioneri dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur – përkatësisht janë therur për vdekje në afërsi të Moskës.
Golog Jevgeni Palant, 48-vjeç dhe gruaja e tij Olga, 50, që të dy të lindur në Ukrainë, janë gjetur të vdekur nga e bija e tyre 20-vjeçe, e cila pranoi se kishin pasur plagë të shumta nga thika.
Fjala është për pronarin e telefonisë mobile A-mobil, që bën biznes ne Abkazi. Vdekjen e Palantit e ka konfirmuar edhe kryesuesi i bordit të kompanisë së tij.
E bija i kishte gjetur të hënën mbrëmë në apartament në Zareche. Ndërkaq derisa po vazhdojnë hetimet, policia akoma nuk po mund të përcaktojë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur – nëse është fjala për një tragjedi familjare apo një krim shumë të rëndë.
Në disa raporte pretendohet se vrasjet në fakt janë cilësuar si vrasje-vetëvrasje me motive xhelozie, shkruan Mirror. Mediat ruse raportojnë se dera e apartamentit kishte qenë e mbyllur nga brenda.
Gruaja rusët raportojnë se e kishte zbuluar se bashkëshorti po e tradhtonte, dhe ishte i gatshëm ta braktisë familjen. Ajo pretendohet se e ka therur 14 herë me thikë, e me gjakun e tij i ka vizatuar dy zemra në mur. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo më pas ka kryer vetëvrasje.
Me të parë se çfarë kishte ndodhur, vajza e tyre i kishte telefonuar menjëherë ndihmës së shpejtë, e pasi nuk ishte në gjendje të flasë si pasojë e shokut, familjarët dhe miqtë e tyre e ndryshuan paksa rrëfimin duke pretenduan se nuk kanë pasur kurrfarë problemi në familje.
Mikhail, mik i çiftit thotë se vazhdimisht i ka takuar dhe i ka cilësuar si “shembull i një familje plot dashuri”, dhe se “gjithmonë kanë qenë të hareshëm”.
https://www.youtube.com/watch?v=AObq3X4wQI4&feature=emb_title&ab_channel=news24
Ai shtoi se dyshja janë vrarë – që sipas tij “vrasja nga xhelozia nuk është asgjë tjetër veç se konfuzion”. Madje ai pretendon se ka pasur dashuri të vërtetë në lidhjen e tyre.
Vrasjet misterioze të elitës ruse janë shpeshtuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ku shumë milionerë rusë kanë vendosur të largohen nga vendi si pasojë e vendimeve ekstreme të Vlamir Putinit.
Një rast i ngjashëm ndodhi në prill, kur milioneri Vladislav Avayev, 51-vjeç, ish-zyrtar i Kremlinit “vrau” gruan Jelena, 47-vjeç dhe vajzën e tyre Maria – e krejt në fund kreu vetëvrasje. /Telegrafi/