Site icon Telegrafi

Misteri i truprojës së Trumpit: A mbante dorë protetike për të fshehur armën (Foto/Video)

Mediat sociale janë ndezur nga dyshimet dhe debatet, duke pretenduar se një nga agjentët e Shërbimit Sekret që ruante presidentin e sapobetuar amerikan, Donald Trump, mbante duar protezë, ndërsa duart reale mund t’i kishte te një armë automatike e gatshme për të qëlluar, nën pallton e tij.

Teoria lindi nga analizimi i pamjeve të paradës së presidentit Trump, bashkëshortes së tij Melania dhe djalit Barron në bulevardin “Pensilvania” në Washington.

Truproja i çuditshëm dhe trupmadh ka rënë në sy në momentin e zbritjes së Trumpit dhe familjes së tij nga limuzina.

Presidenti, i cili udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, ndodhej i rrethuar nga një numër i madh truprojash, me një veshje dhe qëndrim thuajse standard.

Por njëri nga agjentët, shumë pranë presidentit Trump, bie në sy pasi duart e tij, pothuajse të kryqëzuara, nuk lëvizin për disa minuta. Ato qëndrojnë në të njëjtin pozicion, siç duket edhe nga video dhe fotot.

Teoria se truproja po mbante me duart e vërteta një armë nën pallto duket se u rrëzuar dhe u vu në dyshim, kur më vonë në disa pamje të reja ai lëviz duart.

Të premten, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Donald Trumpit, masat e sigurisë ishin shumë të larta, veçanërisht kur presidenti i ri udhëtoi për rreth 3 kilometra nga Capitoli drejt Shtëpisë së Bardhë.

Disa herë ai doli nga limuzina për të përshëndetur turmat që ishin mbledhur për të festuar zgjedhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë.

SHBa ka një historik të goditjes së presidentëve dhe vrasja e Kenedit në vitin 1963 hapi shumë debat mbi aftësinë e Shërbimit Sekret, transmeton shekulli.

Prej atëherë masat e sigurisë rreth tyre u shtuan. Megjithatë në mars të vitit 1981, vetëm dy muaj pas inaugurimit, Ronald Regan, u plagos në Washington.

Exit mobile version