Trekëndëshi i Bermudës, i njohur gjithashtu si Trekëndëshi i Djallit, është lokacion në veri të Oqeanit Atlantik, nga ku janë zhdukur një sërë aeroplanësh dhe anije.
Në afërsi të këtij trekëndëshi është një nga rrugët më të kërkuara të transportit ujor, pasi përdoret shpesh nga anijet gjigante që kanë për destinacion SHBA-të, Evropën dhe Karaibet, transmeton Telegrafi.
Zhdukjet e mistershme u janë atribuar piratëve, dukurive paranormale por edhe oktapodit gjigant – legjendat e të cilëve janë transmetuar nga marinarët për qindra vite.
Sidoqoftë mund të mos e kenë pasur shumë gabim. Në vitin 2005, biologët detarë Cunemi Kubodera dhe Kioichi Mori arritën ta filmojnë një oktapod gjigant në ato ujëra, që në një mënyrë shumë agresive sulmon karremin.
Në tetor të vitit 2005, shkencëtarët japonezë bën një zbulim befasues në bregdetin e Tokios pranë ishullit Bonin – gjetën oktapodin gjigant prej rreth 9 metrave të gjatë.
Në anën tjetër studiuesit nga Muzeu Kombëtar i Shkencave në Japoni, kanë arritur ta identifikojnë këtë krijesë si Arhoteutris – një specie e rrallë që sulmon karremin me forcë dhe dhunë të paparë.
Studiuesi i Trekëndëshit të Bermudës, Rob Simon, beson se ky zbulim dëshmon se diçka e ngjashme mund të jetë fshehur në ujërat e Bermudës.
“Legjenda për oktapodin gjigant nuk është një legjendë, ata ekzistojnë – disa prej tyre janë mbi 150 metra të gjatë. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhet në thellësinë e oqeanit, mund të jetë një krijesë gjigante në veçanti në këtë pjesë të oqeanit. Ndoshta burimet e tij të ushqimit janë atje, ne nuk e dimë, por kjo do të mund të shpjegonte zhdukjen misterioze të disa anijeve”, ka shtuar Simon gjatë një interviste dhënë në vitin 2007.
E dr Jeff Marliave, ekspert i oktapodëve të akuariumit në Vankuver të Kanadasë, ka shpjeguar se pse një oktapod nuk do të mund të jetonte në ujëra të tilla. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë e një oktapodi gjigant, duke shtuar se: “Oktapodi gjigant shfaqet vetëm në verilindje të Oqeanit Paqësor, një specie e oktapodit që mund të shfaqej në rajonin e Trekëndëshit të Bermudës do të ishte një specie shumë e vogël dhe ajo do të lëvizte shumë pranë bregut”.
Sidoqoftë, sigurisht jo edhe në pjesën qendrore të Trekëndëshit të Bermudës, që në thelb ka një fund me rërë.
“Tani kur njerëzit flasin për oktapodët gjigant që sulmojnë barkat, sigurisht se bazohen në ndonjë rrëfim të vjetër nga koha e eksplorimit të balenave dhe anijeve me vela, kur në mbishkrimet e gdhendura nëpër gurë përshkruhen si kafshë që sulmojnë anijet e vogla”, tha ndër tjera ky ekspert. /Telegrafi/