Telegrafi

Misteri i tre milionë eurove të vjedhura nga NLB Banka, akoma pa zgjidhje nga policia dhe prokuroria

Policia dhe prokuroria edhe sot nuk ofruan përgjigje se ku janë paratë e vjedhura nga thesari i NLB Bankës, nga ana e të punësuarit në këtë bankë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur do të ketë informacione të reja, do të bëhen publike edhe për opinionin” u përgjigjën shkurt nga MPB për TV Telma.

Boban Smillevski është i dyshuar për dy vepra të ndryshme nga dy institucione të ndryshme. MPB-ja e ngarkon për keqpërdorim, ndërsa Prokuroria e Shkupit për evazion. Të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Paratë nuk janë gjetur, ndërsa askush nuk tregon për informacionet e reja nga hetimi i këtij misteri – ku janë paratë?!/Telegrafi/

Lexo po ashtu Vjedhje e madhe në një bankë në Maqedoni!