Site icon Telegrafi

Misteri i ri i grusht shtetit: Mungojnë 14 anije luftarake turke?

Të paktën 14 anije të marinës luftarake turke që vazhdojnë të jenë në det, thuhet se kanë humbur kontaktet me shtabin e përgjithshëm, pas ditës kur është tentuar të bëhet grusht shtet, shkruan Times.

Autoritet turke frikësohen se komandantët e këtyre anijeve, mund të jenë puçistë që dëshirojnë të ikin në ndonjë vend tjetër, transmeton Telegrafi.

Por burime të Times, kanë konfirmuar se autoritetet ushtarake nuk po munden të kontaktojnë me komandantin e marinës turke admiralin Veysel Koseleo.

Nuk dihet nëse Koseleo është një nga organizatorët që janë përpjekur të bëjnë grusht shtet ushtarak, qëllimi i të cilëve ka qenë rrëzimi nga pushteti i presidentit Recep Tayyip Erdogan, apo thjesht është duke u mbajtur peng. /Telegrafi/

Exit mobile version