Gudulisja, ndryshe e njohur në popull me fjalën ‘xiglitje’, është një mister që ka sfiduar mendje të mëdha të shkencës si Charles Darwin, Galileon e madje edhe filozofë si Francis Bacon e Platoni.
Një gjë është e sigurt, se gudulisja nuk na bënë vetëm të qeshim, por disa njerëzve u shkakton edhe ndjenjë të pakëndshme, shkruan MentalFloss, transmeton Gazeta Shneta.
Ka dy lloje të gudulisjes: ‘Gargalesis’ e cila prodhon të qeshura kur një person preket nga një tjetër, në pjesët si nënsqetulla apo në stomak; dhe ‘Knismesis’, e cila shkaktohet nga lëvizje të lehta dhe e cila shkakton ndjesi kruarje në vend të të qeshurave.
Njeriu nuk mund ta gudulis vetveten sepse truri është i vetëdijshëm paraprakisht për lëvizjen tuaj.
Një studim i bërë nëpërmjet rezonancës magnetike, hulumtuesit kanë gjetur se janë dy zona të trurit që ndikojnë në gudulisje.
“Somatosensory”, e cila është përgjegjëse për analizimin e prekjeve dhe një pjesë e quajtur “cingulate cortex”, e cila përshihet në krijimin e ndjenjave të kënaqësisë.
Ndërkaq, një studim tjetër poashtu me MRI, ka zbuluar se gudulisja aktivizon edhe një pjesë tjetër të trurit të quajtur ‘Rolandic Operculum’, e cila kontrollon lëvizjet e fytyrës dhe reagimet emocionale dhe vokale të njeriut.
Robert Provine, neurolog në Universitetin e Meryland në SHBA, thotë se e qeshura gjatë gudulisjes krijon lidhje të forta ndërmjet bebes dhe prindërve.
“Kur njerëzit thonë se e urrejnë të ‘xiglohen’, ata harrojnë se në fakt kjo është gjëja e parë që krijon komunikim ndërmjet nënave dhe foshnjave”, deklaron Provine.
Sidoqoftë, njerëzit nuk janë ‘kafshët’ e vetme që qeshin kur gudulisen. Qeshin po ashtu edhe majmunët dhe minjtë. /Gazeta Shneta/