Telegrafi

‘Misteri’ i penalltisë së Ronaldos: Topi ngrihet kur ai e godet, por a duhej të anulohej (Foto/Video)

Cristiano Ronaldo ishte ndër më meritorët në fitoret e Real Madridit përballë Paris Saint-Germain (3-1) të mërkurën në mbrëmje, ku shënoi dy gola. 

Por penalltia e tij sa ishte e magjishme ishte edhe e mistershme, shkruajnë mediat angleze.

Portugezi para se ta godiste topin, ai u ngrit në ajër, duke e kthyer në super goditje, që e bëri të pamundur të ndalej nga portieri i PSG-së, Alphonse Areola, edhe pse e lexoi krahun e goditjes.

Ronaldo duke goditur penalltinë

Fillimisht, spekulohej se Ronaldo e kishte prekur topin me këmbën e tij tjetër, por regjistrimet e ngadalësuara zbuluan se  në fakt ai e kishte prekur vetëm tokën poshtë topit dhe duke e bërë atë që të lëvizte.

Momenti i goditjes

Ish-bashkëlojtari i tij te United, Rio Ferdinand, ka treguar se si pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ e bënte shumë shpesh këtë gjë ën stërvitje.

“Ai e kishte bërë në stërvitje këtë gjë”.

“Ai e bënte këtë në stërvitje, por nuk besoja se do ta bënte edhe në lojë. Ju betohem, është çmenduri, por ai e bëri këtë”, tregon Ferdinand për BT Sport.

Ronaldo mbetet lider i Real Madridit dhe  këtë e dëshmoi shumë mirë në ndeshejn vendimtare ndoshta të sezonit.

Ish gjyqtari i Ligës Premier, Graham Poll, ka thënë se është e pamundur që të shihet kjo penallti nga gjyqtari.

Sipas tij nëse ai e ka parë ka mundur të ta përsërisë, por jo ta anulojë. /Telegrafi/