Site icon Telegrafi

Misteri i objektit gjigant që transportohej me eskortë policie (Video)

Një burrë ka filmuar transportimin e një objekti gjigant nëpër qytetin e tij, që shoqërohej nga një eskortë policie.

Një përdorues në YouTube, me pseudonimin Somiskid, kapi karvanin që transportonte me anë të një kamioni një objekt misterioz, nëpër rrugët e Saticoy, Kaliforni.

Ai tha se videoja ishte regjistruar rreth orës 22:30 me orën lokale, gjatë ditës së martë.

Disa prej komentuesve shkruajtën se ky objekt, në formën e një kutie gjigante, mund të ketë sekrete shtetërore apo mbetje bërthamore, transmeton tvklan.

Në mungesë të një shpjegimi zyrtar, teoritë kanë qenë të shumta, nga ato aliene e deri tek armët bërthamore.

Exit mobile version