Site icon Telegrafi

Misteri i një prej krijesave më të rrezikshme, filmohet peshkaqeni i bardhë i mbuluar me prerje nëpër trup – askush nuk po e di shkakun

Një kinematograf ka filmuar një pamje jo të zakonshme në ujërat e pjesës jugore të Australisë – peshkaqenin e bardhë gjigant që konsiderohet si më i rrezikshmi.

Në videon që Deen Sparkman e postoi në kanalin e tij Sea Dragon Films, shihet krijesa tri metra, trupi i të cilës ishte mbuluar nga shenjat dhe prerjet – por që notonte me qetësi në afërsi të ishullit Neptun, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë është më e pazakontë është që vetëm ana e djathtë e trupit të peshkaqenit kishte prerje. Sparkman tha se kurrë më parë nuk kishte parë një peshkaqen të bardhë në gjendje aq të rëndë.

“Është një peshkaqen i mrekullueshëm që mund të ketë kaluar përmes ndonjë rrjete të hekurt”, shtoi ai.

Por pavarësisht që konsiderohet si një prej peshkaqenëve më të rrezikshëm, para Sparkmanit që po e filmonte kaloi plotësisht e qetë.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ekspertët e fushës së çfarë mund t’i ketë ndodhur, por shumë supozojnë se ajo mund të jetë goditur nga ndonjë helikë e anijes gjigante apo kishte ngecur në ndonjë kafaz.

Trupi i tyre u ndihmon që të lëvizin me shpejtësi prej 56 kilometra në orë, e vlerësohet se në ujërat e Australisë kanë mbetur vetëm 5.500 sosh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version