Telegrafi

Misteri i ngordhjes së qindra zogjve, ranë nga qielli

Qindra zogj në mënyrë të mistershme janë gjetur të ngordhur në një rrugë, kurse dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur se ata kanë “rënë prej qiellit”.

Më shumë se 300 zogj janë gjetur në asfalt në Anglesey në North Wales, por nuk dihet se cili ishte shkaku i ngordhjes së tyre, transmeton Telegrafi.

Hannah Stevens besohet të jetë personi i parë që kishte parë zogjtë e ngordhur. Ajo pretendon se ata kishin ngrënë diçka në rrugë pak minuta para se të ngordhnin.

Ajo kishte njoftuar menjëherë të dashurin Dafydd Edwards, i cili më pas filmoi gjithë ngjarjen që ngjante me skenat e filmave horror.

Në anën tjetër zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Kafshëve, kanë marrë disa prej tyre për të kryer testet që përcaktojnë shkakun e ngordhjes. /Telegrafi/