Telegrafi

Misteri në qendër të Medellinit – një burrë lakuriq u shfaq në çatinë e një taksie

Një video e çuditshme nga qyteti kolumbian i Medellin tregon njerëz që mblidhen rreth një veture taksi, në çatinë e së cilës, ose më saktë në xhamin e pasmë, është shtrirë një burrë krejtësisht i zhveshur.

Skena është e çmendur, veçanërisht kur dihet se burri ra në automjet nga një pemë.

Mbetet mister sesi burri, shtetas i Ekuadorit, përfundoi në pemë, më pas pse nuk ka veshur rroba dhe pse “zbriti” në një taksi?!

https://twitter.com/Puntodequiebr15/status/1752500589748011044

Ai ka pësuar lëndime të lehta dhe prerje në trup ndërsa në video shihet duke folur me kalimtarët.

Pas dhënies së ndihmës së parë, ai u transferua në një spital aty pranë. Më shumë detaje pritet të bëhen publike kur policia të përfundojë hetimet.

Pamjet nga Medellin janë bërë virale në internet dhe njerëzit janë befasuar me skenën. /Telegrafi/