Presidenti i Amerikës, Donald Trump, pavarësisht nga fakti se deri më tani është ndoshta presidenti më i diskutueshëm amerikan në histori, është “i shoqëruar” edhe nga një tjetër fakt interesant.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kravatën e tij, në të cilën thuhet se vazhdimisht dhe pa përjashtim gjendet një ngjitës “sellotape”.
Me kravatë të kuqe të valëvitur nga era, ai është fotografuar më 3 mars, gjatë hyrjes në helikopterin Marine One, në të njëjtën ditë që ai e la avionin presidencial, si dhe gjatë përurimit.
Dhe në rrjetet sociale ka komente të ndryshme rreth asaj se pse një njeri kaq i pasur nuk mund të blejë një kravatë e cila do të ishte “e denjë” për një president.
Përveçse ai zakonisht mban një të kuqe, kravata e tij llogaritet edhe si e gjatë.
Gjithsesi kjo çështje, me gjithë diskutimet e shumta në rrjetet sociale, vazhdon të mbetet një “mister”. /Telegrafi/