Para 60 ditëve në një pusetë në rrugën Vodno e mesme-Sonçev Grad është gjetur një trup i pajetë por i balsamosur.
Nuk dihet ende se si ka përfunduar trupi i balsamosur i një mashkulli të pajetë në fund të pusetës. Policia dhe organet e hetuesisë nuk e dinë se a bëhet fjalë për vrasje, për incident apo për vetëvrasje, shkruan sudstvo.mk. Trupi në pusetë është gjetur nga një gjuetar i cili kishte dyshuar pasi qeni i ishte afruar pusetës.
Shumë pyetje dhe shumë mistere të lindura rreth këtij rasti. Instituti për Mjekësi Ligjore, Prokuroria Themelore Publike, Policia e Maqedonisë dhe institucione tjera në vend janë duke kërkuar zgjidhjen për këtë mister.
Deri tani Prokuroria Themelore Publike thotë se dihet vetëm gjinia, duke e pare konstalacionin e eshtrave të legenit.
Instituti për Mjekësi Ligjore në Shkup është duke pritur analiza bio-kimike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Balsamosjen e trupit e ka ndikuar era dhe dielli, që kanë ndihmuar në tharjen e shpejtë dhe konverzimin perfekt.
Kaq dihet nga institucionet për këtë trup të balsamosur.
Institucionet deri tani nuk kanë zgjidhje rreth këtij misteri. Shpresa qëndron tek analizat bio-kimike. /Telegrafi/