Telegrafi

Misteri i shpërthimit në “Kosova A”

Janë bërë gati një vit kur një shpërthim i fuqishëm në termocentralin “Kosova A” në Obiliq i mori jetën 2 punonjësve dhe plagosi të paktën 14 të tjerë. Por, nga atëherë e deri më tani nuk dihet asgjë për shkaqet e këtij shpërthimi. Nuk ka të dhëna të sakta as për dëmet e shkaktuara. Ndërkaq, vendi i ngjarjes vazhdon të mbetet i bllokuar. Shiritat që ndalojnë hyrjen në të tregojnë se edhe hetimet ende nuk kanë përfunduar aty.

“Zona e avarisë aksidentale është nen kontrolle te organeve relevante shtetërore te hetuesisë, te cilat janë ende duke zhvilluar hetimet rreth aksidentit”, thotë Edmond Nulleshi, Drejtor i shërbimit në KEK.
Ne lidhje me këtë, ai tregon se KEK ka ofruar ka ofruar përkrahjen e plotë, nga aspekti profesional, ekspertizës, logjistikes dhe ofrimit te dokumentacionit përkatës teknik që procesi i hetimit të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe shkaqet e plota te aksidentit të gjinden sa më parë që të jetë e mundur.
Por, asgjë nuk është zbuluar deri më tani. As për elektrolizën që dyshohej se ishte shkaktari i shpërthimit nuk është nxjerrë ndonjë përfundim.

Nulleshi ka treguar se krejt çka është bërë në këtë drejtim është se palët e dëmtuara kanë marr disa kompensime. Siç ka thënë ai edhe familjarët e viktimave janë duke marr beninicione dhe sigurime shëndetësore.

“KEK ka kompensuar në tërësi pronën e të gjithë të dëmtuarve të evidentuar që kishin dëshmi pronësore. Për sa i përket, familjarëve të dy punëtorëve që kishin humbur jetën në këtë aksident, edhe pse të vetëdijshëm se humbja e më të dashurve nuk mund të kompensohet asnjëherë në tërësi, KEK-u është duke vazhduar zotimin se do tu qëndrojë pranë tyre në çdo formë te mundshme”, ka thënë ai.

Si pasojë e aksidentit në fjalë, në KEK kanë thënë se nga atëherë ka pasuri prodhim më mangët dhe ka realizuar te hyra me te vogla se ato qe ishin planifikuar.

Nëpër mediat e Kosovës janë ngritur dyshime se shpërthimi në Termocentral ka ardhur nga një problem i shkaktuar në pjesën e prodhimit të hidrogjenit, i cili shërben për ftohjen e gjeneratorit
Termocentrali “Kosova A” ndodhet në qytezën e Obiliqit, 10 kilometra në perëndim të Prishtinës. Ky termocentral është ndër të parët e ndërtuar në Kosovë, në periudhën e ish-Jugosllavisë. Ai u vu në funksion në vitin 1969 dhe prodhon energji nga qymyrguri.

Termocentrali “Kosova A” është thënë se do të mbyllet në vitin 2017. Por së fundi, mbyllja e tij u shty deri në vitin 2025, për shkak se ky termocentral furnizon me energji 1/3 e tregut vendas.
Autoritetet kosovare kanë vlerësuar se teknologjia e vjetërsuar dhe kostot e larta e bëjnë më të vlefshme mbylljen, sesa mbajtjen e tij ende në funksionim. /Gazeta Fjala/Telegrafi/