Telegrafi

Misteri i gjeneve: Zbulimi që ndryshon gjithçka që dimë për evolucionin

Hulumtimi që është publikuar në revistën Genome Biology është fokusuar në transmetimin në linjën horizontale dhe transferimin e gjeneve ndërmjet qenieve të gjalla që jetojnë në të njëjtën bashkësi.

LEXO PO ASHTU: Homo-sapiensët dhe neandertalët kanë bërë seks: Njerëzit modern kanë gjene të neandertalit! (Video)

"Ky është studimi i parë që tregon se si në fakt është përhapur transmetimi i gjeneve të tilla te kafshët, njerëzit, të cilët në organizmat e tyre kanë dhjetëra dhe qindra ‘gjene të huaja’. Është e habitshme se kjo nuk është dukuri e rrallë, por se transferimi horizontal ka kontribuar në evoluimin e shumë kafshëve. Ky proces është ende në vazhdim. Kjo do të thotë se çdo gjë që ne mendojmë se dimë për evolucionin, duhet ta vlerësojmë sërish”, thotë shkencëtari Alistar Crisp, raporton Mail Daily, transmeton Telegrafi.

Në studimin e fundit janë studiuar gjenet tek 10 primatë. Te njerëzit janë identifikuar 128 lloje të gjeneve të “huaja” për të cilat nuk është ditur gjë më parë. Disa janë të lidhura me metabolizmin, për shembull acidet yndyrore, ndërsa të tjerët janë të lidhura me sistemin imunitar, modifikimin e proteinave, aminoacidet dhe aktivitet antioksidante.

Më shumë gjene gjitarët kanë marrë nga bakteret, kërpudhat, edhe virusët – madje 50 nga to! /Telegrafi/