Site icon Telegrafi

“Misteri” i fundit i Ali Pashë Tepelenës

Auron Tare

Interesimit të disa miqve dhe gazetareve për “zbulimin” e fundit në lidhje me vendndodhjen e vendvarrimit të kokës së Ali Pasha Tepelenës mund t’ju them se: Vendndodhja e gurëve te varrit te Aliut djemve dhe nipërve të tij është mjaft i njohur. Përpjekje për rikthimin e tij në Shqipëri janë bërë që në periudhën komuniste, por pa asnjë rezultat. Po kështu, për 100 vjetorin e Pavarësisë u bënë përpjekje nga Qeveria Berisha dhe në veçanti nga Jozefina Topalli për sjelljen e Kokës së Pashait. Pala Turke ishte mjaft evazive.

Në 2016, konsulli shqiptar në Stamboll e ribëri edhe një përpjekje tjetër për këtë çështje në bashkëpunim edhe me një kërkesë nga Kryetari Bashkisë së Tepelenës. Pala turke ishte përsëri evazive.

Arsyeja perse pala turke ka qenë gjithmonë evazive në këtë çështje e “zbuloi” profesor Tutuncu, një studiues i historisë otomane.

Në gazetën “Akşam Gazetes” të 7 Haziran 1934 shkruhet se eshtrat e Aliut dhe djemve të tij janë vendosur në një varr masiv së bashku me shumë eshtra të personaliteteve otomane. Kjo për arsye të hapjes së rrugës që kalonte afër Portës ku për traditë vendoseshin kokat e prera të zyrtareve otomanë.

Fatva apo deklarata e vrasjes se Aliut është tashme e botuar nga kapelani i Ambasadës Britanike në Stamboll R. Walsh.

Djemtë e Aliut u vranë në Ankara dhe Kutahy.

Më poshtë janë përkthimet e gurë-varreve që sot janë të vendosura vetëm si shenja historike dhe pa asgjë brenda.

Gurë-varri i Ali Pashës
Gurë-varr i Mehmet Pashës, Guvernator i Delvinës
Gurë-varri i Salih Pashës, Guvernator i Lepantos
Gurë-varri i Veli Pashës, djali i Aliut dhe Guvernator i Moresë
Exit mobile version