Në Kanada kanë rifilluar hetimet pasi gjatë këtij muaji në brigjet e British Columbia, janë shfaqur 13 këmbë të njerëzve të mbathura me këpucë. Eshtra të këmbëve të njerëzve në këtë zonë janë duke shfaqur gjatë këtyre 10 viteve të fundit.
Mike Jones po shëtiste qenin pranë brigjeve të Vankuverit, kur qeni i tij vërejti eshtra të mbështjellë me alga të detit, transmeton Telegrafi.
Dhe pasi që e kontrolloi për herë të dytë, Jones e kuptoi se bëhet fjalë për eshtra njerëzish më saktësisht të shputave të këmbëve që disa prej tyre kishin të mbathura edhe këpucë.
“Siç duket gishtat ishin të paprekur, pasi eshtrat nuk ishin shkatërruar”, ka deklaruar ai.
Ky është një prej zbulimeve të fundit në këto brigje. Nga viti 2007 e deri më sot, janë gjetur 12 këmbë në British Columbia, kuptohet me këpucë të mbathura.
Këto zbulimet kanë nxitur teori të ndryshme. Sipas disave, bëhet fjalë për viktimat e katastrofave të mëdha natyrore siç janë uraganet, kurse disa tjerë pretendojnë se bëhet fjalë për fatkeqësi nëpër det.
Por ekzistojnë edhe disa persona që besojnë se këto pjesë të trupit janë të viktimave të mafiozëve apo vrasësve serik.
Disa këmbë të gjetur janë identifikuar, dhe është konfirmuar se i përkasin disa burrave që më herët ishin shpallur si të zhdukur. /Telegrafi/