Telegrafi

Misteri i aeroplanit që aterroi me rrotë ‘katrore’

Incident: British Airways A388 enroute on May 5th 2016, the square tyre

Ekspertët e aviacionit kanë mbetur të çuditur, me këtë rast që i ka ndodhur British Airways-it.

Aeroplani A380 që po fluturonte nga Hong Kongu për të Londër, ka ndaluar me një gomë të shfryrë dhe të deformuar.

Ende askush nuk ka dhënë përgjigje rreth rastit, që besohet të jetë shkaktuar nga një shpim i vogël dhe ndryshimi i temperaturave, transmeton Telegrafi.

Sipas Herald Press-it, Autoriteti i Aviacionit Civili e ka përshkruar rastin si ‘të rrallë’, por pa dhënë detaje shtesë.

Përpos disa lëkundjeve gjatë aterrimit, goma ‘katrore’ nuk i ka shkaktuar ndonjë problem aeroplanit. /Telegrafi/