Telegrafi

Misteri i 39 trupave të pajetë në kamion, shoferi kishte vozitur vetëm pesë minuta – askush nuk e di se si janë futur shtetasit kinezë brenda

Policia britanike është duke vazhduar me hetimin e rastit të 39 trupave të pajetë që janë gjetur brenda një kamioni, për të cilët autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se ishin shtetas kinezë.

Sipas policisë ata ishin ngrirë në kamionin frigorifer, ndërsa fokusi i hetimeve qon në atë që dyshohet se bëhet fjalë për kontrabandim me qenie njerëzore, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ende nuk dihet saktë se si, ku dhe kur është arrestuar shoferi i këtij kamioni, që është identifikuar si Mo Robinson, 25-vjeç.

Informatat e parë flasin se ai është arrestuar menjëherë pasi është konstatuar se ishte shoferi, por miqtë e tij kanë deklaruar se Robinson kishte mbetur i habitur kur kishte hapur dyert e kamionit dhe nga ajo çfarë kishte parë, ishte rrëzuar në tokë pa vetëdije.

Lexo po ashtu Policia angleze gjen brenda një kamioni 39 trupa të pajetë, arrestohet shoferi nga Irlanda e Veriut - dyshohet për vrasje

Në anën tjetër ekipet emergjente dhe policia kishin gjetur gjatë të mërkurës trupat e 31 meshkujve dhe 8 femrave në një kamion në afërsi të një zone industriale në qytetin anglez Essex, rreth 30 kilometra në lindje të Londrës.

Rimorkioja e kamionit ishte frigorifer brenda të cilit temperaturat mund të arrijnë deri në minus 25 gradë celsius, që do të thotë se ka qenë e pamundur që personat që ishin brenda t’i përballojnë të ftohtit.

E sipas policisë angleze rimorkioja e kamionit kishte mbërritur në Britani të Madhe ndaras nga kamioni. Fillimisht kamioni kishte mbërritur në Irlandën e Veriut e më pas është parë në Dublin. Në Britani të Madhe ishte futur përmes portit detar Hollyhead, e rimorkio kishte mbërritur nga Belgjika, ku në anën tjetër gjykata belge ka njoftuar se si në atë vend kishte qëndruar për një kohë të shkurtër.

Lexo po ashtu Policia britanike nuk konfirmon shtetësinë e trupave të pajetë në kamion: Nuk dimë as kush e njoftoi ambulancën

Shefi i policisë belge ka pranuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që në portin e Belgjikës të jenë futur personat në rimorkio, e cila më pas vuloset dhe niset për në destinacion.

Por, hetuesit kanë konstatuar se rimorkioja ishte transportuar në portin anglez përmes rrugës detare (me anije). Aty e kishte pritur një kamion të cilin po e ngiste Mo Robinson. Nga aty ishte nisur i montuar kamioni me rimorkio, ku për pesë minuta kishte përshkuar tre kilometra për të përfunduar në zonën industriale ku edhe janë zbuluar trupat e pajetë.

Megjithatë mbetet mister se nga ku ishin futur në kamionin frigorifer këta persona që kishin humbur jetën. Gjithashtu nuk dihet roli i saktë i shoferit të kamionit në këtë ngjarje të shumë përfolur. Por, edhe pse e kishte vozitur kamionin vetëm pesë minuta, ai ka përfundua në pranga të policisë nën dyshimin për vrasje. /Telegrafi/