Site icon Telegrafi

Misteri i 11 adoleshenteve me simptoma të çuditshme, “shëruesi” filmohet duke ua “larguar magjinë e zezë” (Video, +16)

Një video rrëqethëse ka filluar të qarkullojë në internet, ku shihet një vajzë duke u dridhur “si gjarpër” në një zonë rurale, ku banorët e kësaj zone besojnë se 11 adoleshente janë “pushtuar nga magjia e zezë”.

Një prift është filmuar duke bërë “ekzorcizëm” në njërën nga adoleshentet nga Salavina në Argjentinë, pasi shumë të rinj nga mosha 17 deri në 19 vjet kanë filluar të shfaqin simptoma të çuditshme, transmeton Telegrafi.

Nxënëset nga shkolla Palma Sollazo de Gramajo, ua kanë futur frikën në palcë bashkëmoshatarëve të tyre kur befasisht u rrëzuan në tokë dhe filluan të sillen çuditshëm.

“Shëruesit spiritual”, priftërinj dhe psikologë kanë bërë të pamundurën të kuptojnë se çfarë është duke ndodhur me këto adoleshente – por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Prindërit e brengosur tashmë kanë mbajtur disa takime me manxhmentin e shkollës, duke u frikësuar se fëmijët mund të jenë prekur nga “magjia e zezë” apo janë pushtuar nga “ndonjë gjë tjetër e keqe”.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin Julio Alis i cili është vetëshpallur si “shërues”, ku shihet duke mbajtur për kokë njërën nga vajzat dhe mundohet t’ia “largoj shpirtin e lig nga trupi”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version