Site icon Telegrafi

Misteret e vrasjes në Smilkovë. Pse heshtin prindërit e të vrarëve në rastin “Monstra”?

Përmendja e shpeshtë e ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, si një prej politikanëve që ka njohuri për vrasjen në Liqenin e Smilkovës, deri më sot fare nuk është hetuar nga organet e drejtësisë. Përveç Veljanovskit, si politikan tjetër i cili mendohet se posedon të dhëna për këtë rast vite me radhe përmende edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski. Vrasja e pesë të rinjve maqedonas, po ashtu është përfolur se ka pasur lidhje me aksionin policor “Detonator” i realizuar disa javë para 12 prillit të vitit 2012

Në mesin e dhjetëra të arrestuarve për “Monstrën” në prill të 2012-tës ishte edhe plaka Feride Bilalli, banore e fshatit Hotël, rrethinë e Kumanovës. Akuzat për “terrorizëm” ndaj asaj fare nuk u vërtetuan. Ndërkohë dhuna psikike dhe maltretimet e përjetuara i mbetën në kujtesën e saj të përhershme. Terrori mbi familjet shqiptarë të maltretuara në javën e parë të majit të vitit 2012, kurrë nuk u hetua, shkruan gazeta KOHA.

U arrestuan 20 shqiptarë, bura e gra, për të cilët ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se një pjesë e tyre kanë luftuar kundër forcave të NATO-s, në Pakistan dhe Afganistan. Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës e realizuar në 12 prill të 2012 dhe më pas qasja tendencioze, selektive e organeve të policisë dhe drejtësisë në Maqedoni, ka ndikuar ky rast në opinion të cilësohet si një montim klasik politik. Në kohë kur gjykimi për “Monstrës” ka filluar nga e parë, tashmë nën përfaqësimin e Prokurorisë Speciale Publike (e cila deri më tani nuk ka publikuar asgjë të re për këtë ngjarje), opinioni ende nuk e ka të qartë se pse me gjashtë vite më parë u arrestuan shumë shqiptar, në mesin e tyre edhe gra të moshuara.

PSE NUK ZBULOHET IDENTITETI I AGJENTIT SEKRET?

Paqartësitë dhe dilemat për motivin e vrasjes së Filipçe Sllavkovskit, Aleksanda Nacevskit, Cvetanko Acevskit, Kire Triçkovskit dhe Borçe Stefanovskit, në Liqenin e Smilkovës, në prill të 2012, ende vazhdojnë të mbeten ta pa zbërthyera. Qëndrimi i MPB-së se shqiptarët “terroristë”, e kanë kryer këtë vrasje me qëllim “frikësimin e popullatës maqedone” pas gjashtë pesë viteve, në nëntor të vitit e demantoi Gjykata e Lartë e Maqedoni, e cila i shfuqizoi vendimet e gjykatës së shkallës së parë dhe shkallës së dytë në rastin “Monstra”.

Në zbardhjen e rastit dhe zbulimin e të vërtetës gjatë këtyre fare pak kanë ndihmuar edhe familjarët e viktimave, gjegjësisht prindërit e të vrarëve me ndryshimet e deklaratave, kohë pas kohë kanë hedhur më dyshime shtesë mbi porositësit dhe organizatorët e këtij krimi. Kësisoj qëndrimi i tyre fillestar ishte se prapë vrasjes së bijve të tyre qëndrojnë shkaqe kryesisht afariste,. Me kalimin e viteve ndryshuan edhe deklaratat e tyre. Rasti i fundit ishte ditë më parë kur Aleksandar Naqevski, prindi i njëri prej të vrarëve në Liqenin e Smilkovës, publikisht kërkoi nga organet e drejtësisë deklasifikimin e dëshmive dhe zbulimin e identitetit të agjentit sekret, celulari i të cilit është gjetur në vendngjarje.

Ai, mes tjerash tha se Fejzi Aziri, të cilët prokuroria e ngarkon si organizator, ka pasur kontakte me funksionar të BDI-së, më konkretisht me ish kreun e Gostivarit, Nevzat Bejtën. Mirëpo, kjo deklaratë aspak nuk u kontestua nga familjarët e Azirit, të cilët shtuan se e drejtë demokratike e secilit qytetar të Maqedonisë është të kontakti me këdo. Lidhjen e Fejziut me Bejtën ata e sqaruan si një kontakt i rëndomtë, temë e të cilit ka qenë veprimtari e blegtorit që e ka ushtruar vëllai i tyre.

“MONSTRA” A KISHTE LIDHJE ME AKSIONIN “DETONATOR”?

Rasti “Monstra” asnjëherë nuk ka humbur nga aktualiteti ditor, megjithatë spekulimet për këtë vrasje kanë qenë nga më të ndryshimet. Përmendja e shpeshtë e ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski, si një prej politikanëve që ka njohuri për vrasjen në Liqenin e Smilkovës, deri më sot fare nuk është hetuar nga organet e drejtësisë.

Përveç Veljanovskit, si politikan tjetër i cili mendohet se posedon të dhëna për këtë rast vite me radhe përmende edhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski. Ndryshe, vrasja e pesë të rinjve maqedonas, po ashtu është përfolur se ka pasur lidhje me aksionin policor “Detonator” i realizuar disa javë para 12 prillit të vitit 2012, përkujton gazeta KOHA.

Këto dhe shumë dilema tjetra, sipas të gjitha gjasave pritet të jenë lëndë hetimi nga Prokuroria Speciale Publike, e cila nga fundi i vitit 2015 i posedon “bomba” e LSDM-së, për rastin “Monstra”. Serizoiteti dhe pesha e këtyre materialeve, më së mirë mund të kuptohet nga deklarata e shefit të atëhershëm të opozitës, sot kryeministrit Zoran Zaev, i cili deklaroi “publikimi i materialeve për vrasjen në Liqenin e Smilkovës do të shkaktoi trazira të mëdha në vend”.
PSP PRITET T’I DEMASKOJË DËSHMITË E FABRIKUARA

Kullën me prova dhe dëshmi të fabrikuara, në seancat e radhës për “Monstrën” pritet ta demaskoi PSP-ja. Në takimet jo formale me gazetarë, prokurorët e PSP-së shpeshherë ju ikin pyetje direkte për të ardhmen e “Monstrës”. Mirëpo, një gjë me siguri është e vërtet se pasi me 23 maj të akuzuarit Haki Aziri e Sami Luta ti përsërisin edhe njëherë deklaratë e tyre pra Gjykatës dhe pas prezantimit të dëshmive që PSP-ja i ka marrë nga Prokuroria për krim të organizuar, opinioni do të këtë mundësi t’i dëgjoi provat e reja të kësaj prokurorie për rastin “Monstra”.

Marrja e lëndës për vrasjen e pesëfishtë në Liqeni ne Smilkovës, nga PSP-ja, disa ditë pas miratimit të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, e vërteton tezën se prokurorët special, në fazat e mëtutjeshme të këtij procesi gjyqësor pritet të prezantojnë edhe dëshmitar të koduar.

Në realitet, një gjë e tillë shpesh herë është theksuar nga prokuroja Janeva, e cila Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve e vlerësonte si pikënisje për hetimet e rasteve “Monstrës”, “A1”, “Nikolla Mlladenov” e kështu me radhë. Ndryshe, zgjerimi i aktakuzës në rastin “Monstra”, gjegjësisht rikualifikimi i saj, gjithsesi, siç flitet në opinion, pritet të përfshijë edhe të akuzuar tjerë, duke mos i përjashtuar prokurorët, gjykatësit si dhe inspektorët policor që e kanë shqyrtuar nga fillimi këtë lëndë./koha.mk/

Exit mobile version