Shqipëria njihet në gjithë botën për pasuritë nënujore që ndodhen në bregdetin e saj.
Në brigjet e thyer të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara në botë, gjendet një pasuri e thesareve: anfore të lashta – anije të gjata dhe të ngushta terrakote që bartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, tregime të fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftëra botërore, formacione spektakolare shkëmbore dhe jetë detare.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi mbresëlënëse nga pasuritë nënujore të vendit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë spektakël të nënujit të Shqipërisë nga misteret e Jonit, në kaltërsinë e shpellave të Viroit të Gjirokastrës e të Petranit të Këlcyrës, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.
Gjiri i Vlorës, Sarandës, Durrësit, Ksamilit, Karaburunit, Sazanit e deri në afërsi të Zvërnecit, përpos bukurive natyrore, fshehin relike të shumta të një rëndësie të veçantë historike. Zbulimi i këtyre pasurive nënujore me vlera të mëdha është në të mirën e Shqipërisë, si atraksione turistike. Shumë nga këto pasuri janë shumë të rëndësishme si thesare të trashëgimisë kombëtare/atsh/