Një objekt misterioz i metaltë i lartë mbi 3.5 metra, është gjetur në pjesën e braktisur të shkretëtirës në Shtetet e Bashkuara.
Monoliti i metaltë, siç e kanë përshkruar ekspertët, është gjetur sikur të ishte “mbjellë” në tokë, i fshehur mes mureve shkëmbore të kuq, transmeton Telegrafi.
Punonjësit në institutin për mbrojtjen e jetës së egër në shtetin e Utah, kanë vërejtur këtë obelisk nga helikopterit derisa po numëronin delet në këtë rajon.
“Ka qenë diçka e çuditshme që kurrë më parë nuk kam pasur rastin ta shoh”, ka deklaruar Bratt Hutchings.
“Atë e pa njëri nga biologët derisa po fluturonim mbi të. Ai tha, ‘oh jo, shikoni, shikoni. Atje është diçka e çuditshme duhet ta shikojmë për së afërmi’”, e ka përshkruar ngjarjen piloti, i cili shtoi.
“Jemi tallur duke thënë se nëse dikush prej nesh zhduket, atëherë ju tjerët do të vraponi pas këtij objekti”, ka shtuar ai.
During a mission to help count bighorn sheep, officials in Utah have discovered a mystery metal monolith in a remote area of red rock.
Watch more videos from Sky News: https://t.co/jWoCFWXemS pic.twitter.com/UjGkdgXkub
— Sky News (@SkyNews) November 24, 2020
Ata menduan se bëhet fjalë për diçka që mund ta ketë vendosur NASA, apo diçka e ngjashme. Dukej sikur ishte vepër e njeriut.
“Ndoshta është vepër e ndonjë artisti të valës së re apo adhurues i flaktë i filmit fanta-shkencë “Odiseja në Hapësirë” prodhim i vitit 2001. /Telegrafi/