Site icon Telegrafi

Missy Elliott me yll në shtegun e të famshmëve

Është zyrtare, Missy Elliott do të përfshihet në shtegun e të famshmëve.

Pasi u nominua në nëntor, reperja do të bëhet artistja e parë e hip hopit që do të ketë yllin e saj në shtegun më të famshëm.

Pesë muzikantët tjerë që do të përfshihen janë Dallas Austin, Yousuf Islam, John Prine, Tom T. Hall dhe Jack Tempchi.

Ikona globale e repit karriera e të cilës zgjerohet në dy dekada, ka firmën e saj në idsa hite si “Thej Rain”, “Ëork it” dhe “Get Ur Freak On”.

Ajo dallohet për punën me megayjet si Ëhitney Houston, Beyonce dhe Janet Jackson.

Elliot është reperja e tretë që hyn në shtegun e të famshmëve për kompozitorë pas Jermaine Dupri dhe Jay Z.

“Dua të përgëzoj të gjithë kompozitorët që kanë hyrë në shtegun e të famshmëve për vitin 2019. Jam shumë falënderuese për këtë”, deklaroi Missy.

Menjëherë edhe erdhën urimet nga yje si John Legend.

“Përgëzime. Shumë e merituar”, u shpreh Legend.

Ceremonia zyrtare e zbulimit të yjeve do të ndodhë më 13 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version