Telegrafi

“Missi i klasës” së kolegjit “O sa mirë” merr poza seksi në deti para Labinot Gashit (Foto/Video)

Arta Nitaj është prej aktorëve më seksi të serialit të mirënjohur kosovar “O sa mirë”.

Ajo kohët e fundit ka bërë bujë të madhe rreth një lidhje me djalin e presidentit kosovar, Hashim Thaçit, Endritit.

Por, ky i fundit i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se është beqar ndërsa aktorja ka thënë të kundërtën për mediat kosovare, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, aktorja së bashku me trupën e aktorëve të tjerë të serialit po qëndron në plazhet turke.

Këta po i shoqëron edhe moderatori Labinot Gashi, i cili ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit disa fotografi tejet seksi të “Xhesikës”.

Ajo ishte rrethuar nga disa fotografë të cilët po i bënin poza asaj, kurse Labi u kujdes që për ndjekësit të sjell pjesë nga ky fotosesion. /Telegrafi/