Site icon Telegrafi

“Miss Universe Albania 2015” nuk e dorëzon kurorën!

Ditë më parë në Shqipëri u organizuar spektakli i bukurisë “Miss Universe Albania 2016”.

Lindita Idrizi quhet vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës duke fituar edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”

Por gjatë spektaklit ndodhi një gjë e pazakontë. Në evente të tilla është bërë tanimë tradite që mbajtësja e kurorës ia dorëzon atë pasardhëses së saj.

Por kjo nuk ndodhi këtë vit, pasi Megi Luka, “Miss Universe Albania 2015”, nuk mori pjesë dhe nuk dorëzoi kurorën siç e do zakoni dhe për mungesën e saj nuk ka ndonjë shpjegim të qartë.

Në vend të saj kurorën e dorëzoi Anisa Kospiri, “Miss Universe Albania” për vitin 2001 dhe përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në “Miss Universe”.

Exit mobile version