Një koment i kohë më parë lidhur me puçin në Turqi, i ka kushtuar shtrenjtë bukuroshes Itir Esen, e cila është shpallur “Miss Turqia 2017”.
Asaj së fundmi i është marrë titulli, kjo pasi këshilli organizativ i spektaklit e sheh si të papranueshëm dhe kontrovers komentin e bukuroshes në rrjetin social Twitter, lidhur me një puçin në Turqi.
“Në mëngjes jam me menstruacione për të kremtuar Ditën e martirëve – 15 korrikun. Kremtoj këtë ditë duke derdhur gjak në emër të martirëve tanë”. kishte shkrua ajo në Twitter në përkujtim të një vjetorit të puçit.
Sipas organizatorëve, 18 vjeçarja me këtë koment që ka bërë nuk është e denjë që ta përfaqësojë shtetin turk, e aq më tepër të promovojë bukurinë e një shteti fetar.
Si pasojë, asaj i është marrë titulli, dhe në vend të saj kurora e “Miss Turqia” Ai kalon tashmë Asli Sumen, e cila në finalen e garës ishte renditur si përcjellësja e parë e missit.
Në muajin e ardhshëm, do të mësohet edhe se kush do të jetë përfaqësuesja e Kosovës në “Miss Universe”. /Telegrafi/