Telegrafi

‘Miss Turkey International’ dorëzon kurorën e mbretëreshës! (Foto)

“Miss Turkey 2016 International” ka dorëzuar në mënyrë befasuese kurorën e më të bukurës. 

Çagla Çukurova para disa javësh është shpallur femra më e bukur në shtetin turk, por dje ka hequr dorë së qeni më ‘mbretëresha’ e bukurisë së shtetit turk.

Mediat raportuan se bukuroshja nuk ka mundur t’ përballon kushtet e konkursit, modelja 22-vjeçare pohoi se dëshiron të shkel pasarelat botërore pa ndonjë obligim ndaj ndonjë agjencie të modës, transmeton Telegrafi.

“Unë e kam marrë këtë vendim, sepse nuk shoh të ardhme përmes kësaj gare. Dua ta vazhdojë e vetme rrugën e modës”, tha Çukurova, ku ka shtuar “Parimet për mua janë më të rëndësishme se sa titujt”.

Lexo po ashtu Edhe aktorja e serialit "Ezel" ka prejardhje shqiptare (Foto)

Vlen të theksohet se ‘Miss Turkey World’ u shpall Buse İskenderoglu, ‘Miss Turkey Universe’, Tansu Sıla Çakır dhe ‘Miss Turkey Supranational’, Damla Figan. /Telegrafi/