Është e vështirë për t’u besuar, por mjafton një fotografi krahasuese për ta bërë edhe më reale ngjashmërinë e jashtëzakonshme që ekziston mes Rachele Risalitit dhe Antonio Contes.
Bukuroshja e re është zgjedhur ‘Miss Italia’ mbrëmjen e të shtunës, transmeton ’24 orë’, në një eveniment të transmetuar drejtpërdrejt në një televizion italian.
Ajo la pas Paola Torrente dhe Silvia Lavarini, respektivisht e dyta dhe e treta. Mediat menjëherë kanë bërë një krahasim interesant të dukjes së saj me ish-përzgjedhësin e Italisë, aktualisht menaxher i Chelseat.
Missi i ri italian është 1.77 e gjatë, ka lindur më 1 shkurt 1995 në Prato, por jeton në Firence, aty ku studion për “Menaxhim e marketing Mode” në “Polimoda”, një prej shkollave më të mira ndërkombëtare të modës.