Telegrafi

“Miss Kosova” Camila Barraza i bashkohet “Ecjës kundër kancerit të gjirit”

“Miss Kosova” do ta përkrahë ngjarjen “Ecja Simbolike kundër kancerit të gjirit”. Këtë e ka bërë të ditur ish- miss Kosova dhe organizatorja evenimentit të zgjedhjës së “Miss Kosova”, Agnesa Vuthaj.

Ajo në një postim në Instagram ka shkruar se ecjes do t’i bashkohet Miss Universe Kosova 2016, Camila Barraza e cila do të shpërndajë për të gjithë nga një dhuratë simbolike për nderë të kësaj dite, transmeton RTV 21

Po ashtu sipas Agensës kësaj ngjarje do t’i bashkohen edhe edhe Miss Earth Kosova, Andina Pura dhe Miss Globe Kosova, Bleranda Çitaku.

Ish- miss Kosova ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen nesër prej orës 12:00 para para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

“Ecja Simbolike kundër kancerit të gjirit” organizohet çdo vit nga Organizata joqeveritare Jeta/Vita , dhe bëhet për t’i mbështetur gjithë ata persona që janë të prekur nga kanceri i gjirit.