Site icon Telegrafi

“Miss Kosova”, Barazza me fotoshoting për kompaninë e Dubait (Foto)

Ajo bëri bujë të madhe me fitimin e kurorës së më të bukurës së Kosovës.

Bëhet fjalë për argjentinasen Camila Barazza, e cila vitin e kaluar e triumfoi në “Miss Kosova”.

Ndërkohë, bukuroshja ka marr pjesë në disa sfilata të modës në vendin tonë dhe vente të ndryshme.

Por, duket ajo ka marrë edhe ofertë prej shteteve të huaja, përkatësisht prej Dubait.

Camila është duke qëndruar në këtë vend turistik, ku po realizon edhe një fotosesion rreth koleksionit të ri të kompanisë së veshmbathjeve që mund të vishen gjatë gjithë vitit, “Royaled by Renad Hefni”.

Ajo ka publikuar tashmë imazhe prej projektit në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pozuar para fotografit.

Ndryshe, Camila është në lidhje me djaloshin me prejardhje nga Hasi i Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version