Camila Barazza u bë e njohur në vendin tonë pasi morri titullin e më të bukurës.
Bukuroshja argjentinase është shpall vitin e kaluar “Miss Kosova”, ku ka përfaqësuar vendin tonë në garat ndërkombëtare si “Miss Universe”.
Por, përveç jetës profesionale dhe karrierës prej modeleje, ajo ka edhe një jetë private që e ruan me xhelozi.
Megjithatë, Camila ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me të dashurin Haris Çoçajn.
Madje, këtij të fundit, i bën një befasi duke i propozuar martesë, të cilën e ka pranuar pa hezitim prizrenasi.
“Martohu me mua”, ishte pyetja e Camilla, ndërsa Harisi iu përgjigj shpejt duke i thënë po, ku Barazza i vuri ëmbëlsirën në formë të unazës në dorë Çoçajt.
Ndryshe, argjentinasja kohëve të fundit ka qëndruar në qytetin turistik të Dubait për një reklamë për të brendshmet. /Telegrafi/