Besa Gashi po realizon setin e ri fotografik.
“Miss Kosova 2006” është zgjedhur kohë më patë imazh i koleksionit më të ri të kreatores Valdete Mustafa.
Ajo me këtë rast ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që morën pjesë në këtë projekt, i cili e ka shfaqur tejet joshëse dhe seksi Besën, transmeton Telegrafi.
“Dua të falënderoj të gjithë ekipin me të cilët e realizuam këtë fotosesion, urime të gjithëve festat e fundvitit nga unë dhe Kjara”, ka shkruar Besa në Instagram.
Ndryshe, bukuroshja ka paralajmëruar edhe projekte të reja të modës. /Telegrafi/