Telegrafi

“Miss Idaho Teen USA 2013” nuk është më në lidhje me Seven Saraqin (Video)

Është përfolur shumë mbi relacionin e dashurisë së këngëtarit Seven Saraqi.

Ai tash e një kohë ka qenë në një lidhje me Lorena Halitin, bukuroshen nga Kosova e cila në 2013-tën u zgjodh Miss Idaho Teen USA.

E pak kohë më parë, i pyetur mbi kriza të mundshme, ai mohoi ndarjen e cila ishte deklaruar në rrjete sociale edhe nga vetë Lorena.

“Është pak e ftohtë si tip” – ishte arsyetimi i këngëtarit për sjelljet në rrjete sociale.

Por, dilema mbi ndarjen më nuk ka. Si e ftuar sonte në Wazzup, bukuroshja  deklaroi se rrugët mes dyshes janë ndarë.