‘Miss Franca 2019’ Vaimalama Chaves ka luftuar për shumë vite kundër kritikave lidhur me peshën e saj, ndërsa këto ditë i është nënshtruar akuzave të rënda në mediat sociale për shkak të peshës.
Sipas kritikëve, Vaimalama është shëndoshur shumë, e në fakt kjo është “një betejë” me të cilën modelja po lufton për një kohë të gjatë.
“Në moshën 18 vjeçare peshoja 80 kilogramë dhe më quanin përbindësh, nuk ishte e lehtë ta duroja atë. Por, sot jam e lumtur që e kam pasur atë përvojë, sepse më bëri më të fortë dhe më të aftë për të duruar të shara”, ka thënë bukuroshja, transmeton KP.
Gjatë një programi televiziv ajo iu përgjigj akuzave: “Oh po, më pëlqen të ha. Unë ha shumë, sepse të gjitha këto pjata që më ofrojnë që kur kam që kur kam fituar konkursin nuk janë pjesë e kulturës sime, prandaj shfrytëzoj rastin t’i zbuloj ato”.
“Edhe pse nuk është imazhi klasik i ‘Miss Francës’ që do të donit. Më pëlqen të bëj shaka, flas me zë të lartë dhe fle, dhe do të vazhdoj të jem kështu, nëse ju pëlqen apo jo. Paçi fat, sepse do t`ju duhet të më duroni edhe për disa muaj”.