Telegrafi

Miss Drenasi shkëlqen në mbrëmjen e maturës (Foto)

Miss Drenasi ishte në vitin e kaluar ndërsa tani është njëra prej modeleve më të kerkuara nga kompanitë në vend.

Është fjala për Edona Bazaj bukuroshja e cila ditë më parë ka pasur edhe mbrëmjen e maturës e qe në këtë mbrëmje ajo ka shkëlqyer me bukurinë e saj, shkruan GazetaBlic.

Përveç stilit të saj tejet të veçantë dhe bukurisë qe gëzon Edona kishte edhe diçka tjetër nga e cila mund të veçohej Edona në këtë mbrëmje.

Para hotelit ku edhe mbahej mbrëmja një grup fotografësh dhe shoqëri të Edonës ishin mbledhur për tia bër pritjen sa më të mirë kësaj modelje.

Edona afër princit dukej një princeshë e vërtetë, e princi ishte vetë Edvin Nuhiu po ashtu model i njohur i cili ka rrëmbyer shumë çmime të ndryshme e po ashtu tani është i kërkuar shumë nga kompanitë në vend për reklama të ndryshme.