Telegrafi

‘Miss Boom Boom’ rikrijojnë ‘Darkën e fundit’ të Jezusit me të pasme (Foto)

Kandidatet për konkursin e famshëm në Brazil, ‘Miss Boom Boom’ kanë ngjallur zemërim në vend, pasi kanë pozuar në një foto duke rikrijuar pikturën mitike të besimit të krishterë, ‘Darka e fundit’…duke ekspozuar të pasmet e kolme.

Në foto, 8 konkurrentet e spektaklit më të famshëm të vitit në Brazil kanë portretizuar Krishtin dhe Dishepujt e tij një natë përpara kryqëzimit, në një skenë që ka fyer shumë vetë në vendin rreptësisht katolik.

Krerët fetarë e kanë cilësuar kopjen e kryeveprës së Da Vinçit shumë të papërshtatshëm, ndërkohë që edhe komision i intolerancës fetare në Brazil është përfshirë në këtë debat, ndërsa zemërimi lidhur me foton në fjalë rritet.