Telegrafi

“Miss Albania 2005” është shtatzënë? (Foto)

Kush e di që Suada Sherifi ka qenë basketbolliste e talentuar dhe gjithnjë në formë atletike, me siguri i kanë bërë përshtypje postimet e saj të fundit në Instagram.

Miss Albania 2005, vajza nga Vlora, ka tërhequr vëmendjen me forma më të kolme trupore dhe një bark dukshëm të rrumbullakosur.

Ndonëse shpesh e ka “maskuar” një transformim të tillë duke veshur fustane të lirshme apo veshje të tjera të gjera, duket se këtë rradhë Suada Sherifi ka dalë zbuluar.

“Ajo është zonjë, nuk është zonjushë,” ka qenë një nga shprehjet që ajo ka postuar së fundmi të cilën mesa duket ndjekësit nuk kanë arritur të deshifrojnë për të kuptuar që ajo në të vërtetë mund të jetë shtatzënë dhe siç ka deklaruar pak ditë më parë në një intervistë për “Bluetooth”, në prag të një martese.

Ndonëse ende heziton të tregojë publikisht cili është i fejuari i saj, Suada herë pas here poston në rrjetet sociale, identitetin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.