Site icon Telegrafi

Misovski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së e mbrojnë platformën e vjedhësve

Deputeti i koalicionit të LSDM-së, Goran Misovski ka folur për deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë duke thënë se atyre ju intereson vetëm platforma e ”dorës së majtë dhe xhepit të djathtë” duke aluduar për krimin e OBRM-PDUKM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Këtu ju e mbroni një platformë të vetme. Platformën e ”dorës së majtë dhe xhepit të djathtë” që nënkupton për vjedhje dhe krim. Platforma që ju e mbroni është kjo, as Tirana e as Shkupi nuk bën problem për ju. Dua të ju citoj fjalët e Zoran Stavreskit dhe Gordana Jankullovskës nga ”’bombat”” tha Misovski nga foltorja e Kuvendit.

Kjo ndërhyrje procedurale e Misovskit ngjalli reagime të ashpra nga deputetët e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version