Telegrafi

“Misoni” me koleksion të ri vjeshtor

Koleksioni i ri e lajmëron vjeshtën por edhe dimrin e hershëm . Veshjet prej materialeve të ngrohta e krijojnë pamjen e re të modës, që me padurim po e presim.

Koleksioni i ri duket se ka rrethuar çdo prirje kryesore të modës botërore të ditëve të sotme, duke kombinuar kështu përbërje të kundërta të bezhës dhe hije të zbehta me të kuqe të ndezur dhe ngjyra vere duke rikrijuar kështu një stil krejt të veçantë.

Veshjet e ‘Missoni’, i pëlqejnë edhe yjet e njohura botërore si Chloe Sevigny, Mischa Barton, Milla Jovovich, Mary-Kate Olsen, Ashley Olsen dhe Bijou Phillips. /Telegrafi/