Site icon Telegrafi

Ministri Ismaili: Bordi i ri për vendosjen e rregullit dhe llogaridhënies në institucionet spitalore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pas emërimit të sotëm të këtij bordi nga Qeveria e Kosovës.

Ministri Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se emërimi i bordit të ri të SHSKUK-së është një hap i rëndësishëm në vendosjen e rregullit dhe llogaridhënies në institucionet spitalore.

Postimi i plotë i Ismailit:

“Me bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pas emërimit të tij me votim unanim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kur kam marrë përgjegjësinë për ta drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, synimi im parësor ka qenë vendosja e rregullit dhe e llogaridhënies në institucionet spitalore.

Emërimi i bordit të ri të SHSKUK-së është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi.

Kjo vërteton se shëndetësia është prioritet i Qeverisë sonë.

Bordit të ri, suksese në punë.

Rregull, llogaridhënie, shërbime meritore”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/

Exit mobile version