Site icon Telegrafi

Misirkova: Vëllezërit shqiptarë të na bashkohen në protestë

Në ditën e pestë të protestave nëpër Maqedoni, nisma ”Për Maqedoni të përbashkët” u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve që të dalin në protesta, siç thonë, në mbrojtje të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, duhet të dilet në protestë dhe të tejkalohen përcaktimet partiake.

”I thërrasim vëllezërit tanë shqitparë që janë shqiptaro-maqedonasit tanë që të na bashkohen, për shkak se ne e ndajme me atë bashkëjetesën këtu. Na mungoni në atë që ta mbrojmë republikën tonë nga ndikime të jashtme, u thërrasim që të na bashkangjiteni, këtu bashkë me ne. Të gjithë së bashku duhet t’i mbrojmë interesat, të gjitëh së bashku të bëjmë një shoqëri më të mirë për të jetuar, për të gjithë ne, pa përjashtime, thotë Elena Misirkova nga kjo nismë./Telegrafi/

Exit mobile version