Site icon Telegrafi

Misioni ‘i pamundur’ i Arsenalit ndaj Bayernit, formacionet zyrtare

Arsenali ka një mision të pamundur në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Topçinjtë pësuan me rezultat 5-1 në ndeshjen e parë në Allianz Arena, prandaj do të mundohen që në sfidën kthyese në Emirates ta përmbysin këtë rezultat që shumë vështirë se mund të ndodhë.

Ekipi i Arsene Wenger duhet t’i shënojë katër gola dhe të mos pranojë asnjë, për të shkuar në çerekfinale.

Ndërsa një gol i skuadrës së Carlo Ancelottit do të thotë se ata duhet të shënojnë pesë herë për të shkuar në vazhdime, apo gjashtë gola për t’u kualifikuar.

Formacioni startues i Arsenalit: Ospina; Mustafi, Koscielny, Bellerin, Monreal, Ramsey, Xhaka, Walcott, Oxlade-Chamberlain, Welbeck, Alexis.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Rafinha, Hummels, Martinez, Alaba; Alonso, Thiago, Vidal; Robben, Ribery, Lewandowski.

/Telegrafi/

Exit mobile version