Site icon Telegrafi

Misioni i ardhshëm interplanetar i NASA-së: Roboti gërmues në Mars

 Misioni i ri NASA-së nuk do të jetë një anije kozmike në hapsirë, por një mision tjetër në Mars, këtë herë me kërkime të stacionuara për të shpuar sipërfaqen e këtij planeti. Lansimi i robotit do të ndërtohet nga Jet Propulsion Laboratory dhe pritet të lansohet në vitin 2016. Roboti 245 milion dollarësh do të ketë qëllim kërkimin e përgjigjes se si u formua Marsi.

Deri tani, robotët e më parshëm kanë arritur të zbulojnë shumë për sipërfaqen e planetit, por pak dihet për brendinë e saj. Toka është i vetmi planet shkëmbor që shkenctarët e njohin mirë. Brendia e Marsit duhet të jetë ndryshe nga e jona pasi që i mungon mekanizmi energjik që krijon fushën magnetike në planetin tonë.

Në anën tjetër, Marsi është planet me madhësi aq të madhe sa të jetë formuar njejtë si Toka dhe aq i vogël sa që ekziston mundësia që proceset e nxerjes së brendshme të jenë ende aktive. Sipas NASA-së, ky mision paraqet hapin tjetër drejt marrjes së përgjigjeve te reja për planetin e kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version