Policët italian gjatë një misioni të fshehtë janë shtirur kinse janë klientë, dhe kështu kanë arritur të arrestojnë 25 emigrantë nga Afrika për shkak të shitjes së drogës. Kjo drogë kryesisht fshihej nëpër vazot e luleve që gjendeshin në sheshin e qytetit italian Vijareda.
Në disa raste dilerët i kishin groposur lëndët narkotike nëpër male, kurse shitjen dhe blerjen e kryenin në shesh para një numri të madh të qytetarëve, pa pasur frikë se mund të arrestohen, transmeton Telegrafi.
Operacioni për mbledhjen e informatave për narko-mafinë e emigrantëve kishte filluar në tetor të këtij viti, kurse ministri i policisë, Mateo Salvini, ka shkruar në rrjetin social se 25 marokenë u kishin shitur drogë edhe fëmijëve.
Në mesin e kriminelëve janë disa azilkërkues që pritet të dëbohen nga Italia, por se për çfarë operacioni të fshehtë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë që është realizuar me kamera të fshehta nga policia. /Telegrafi/