Telegrafi

Misioni bizar: Donte ta provonte mishin e njeriut… nga trupi i tij! (Video)

Gazetari i BBC-së, Greg Foot, ka vendosur të kuptojë se çfarë shije ka mishi i njeriut. Ndaj, e bëri një eksperiment duke nxjerr një copë nga këmba e tij.

Në video shihet se si shkon te mjeku e se si ia marrin mishin. Por, meqë është e ndaluar të hash mish njeriu, ai bëri diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

Greg shkoi në një laborator ku bëri një burger të bazuar në aromat e mishit të zier nga këmba e tij.

Se cilat ishin përshtypjet e tij, shikojeni videon. /Telegrafi/